Plot emocione dhe lot ka qenë dita e sotme për këngëtaren e njohur shqiptare Vesa Luma. Ajo ka treguar në rrjetet sociale se djali i saj ka përfunduar me suksesin një cikël mjaft të bukur siç është kopshti. Vesa ka ndarë me të gjithë ndjekësit disa foto nga libri i kujtimeve, krahas së cilave ishin dhe urimet e shokëve të djalit të saj. Shumë e emocionuar ajo i ka shoqëruar fotot me emoji duke qarë teksa shkruan:

“Lamtumirë kopshti. Çfarë udhëtimi i mrekullueshëm! Nuk mund t’iu falenderoj asnjëherë mjaftueshëm. Gjithë ditën duke qarë, e dua Zelandën e Re”.

 

Risjellim në vëmendje se prej disa vitesh këngëtarja jeton larg Shqipërisë së bashku me Big Bastën dhe djalin e tyre, Lian.

/News31

.




Leave A Reply

Please enter your comment!
Please enter your name here