Gjobitet me 10 milionë lekë zyrtari i Partisë Socialiste

0
16










Kryebashkiaku i Skraparit eshte zyrtari i radhes nga PS qe eshte gjobitur për organizim të paligjshëm në kohë pandemie, duke kundërshtuar masat kufizuese.

Sipas policisë, kryetari i bashkisë Adriatik Memaj është ndëshkuar me masë administrative 1.000.000 lekë, pasi ka organizuar një aktivitet duke grumbulluar persona në kundërshtim me masat anti-Covid.

“Shërbimet e Policisë Skrapar kanë ndëshkuar me masë administrative 1.000.000 lekë, shtetasin A.M. zyrtar vendor, pasi ka organizuar një aktivitet duke grumbulluar persona, në kundërshtim me pikën 6 të nenit 3 të Aktit normativ Nr. 3 të datës 15.05.2020 “Për marrjen e masave të veçanta administrative gjatë kohëzgjatjes së periudhës së infeksionit të shkaktuar nga COVID-19”, njofton policia.

Drejtoria Vendore e Policisë Berat apelon për të gjithë qytetarët, që të respektojnë me korrektësi masat anticovid për të bërë të mundur shkëputjen e zinxhirit të infektimit nga virusi dhe fton qytetarët të denoncojnë në Komisariatin Dixhital, cilindo që nuk respekton këto masa kufizuese duke u kthyer në burim rreziku për qytetarët.










LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here