Pasi shkëlqeu në “Eurovision” dhe na bëri krenarë të gjithve, ndonëse përfaqësoi Zvicrën, Gjon’s Tears udhëtoi javën që lamë pas drejt Shqipërisë, ku veç intervistave të shumta, mori nga kryebashkiaku i Tiranës edhe “Kullën e Sahatit” në shenjë mirënjohjeje. Ndërkohë, ditën e sotme është transmetuar intervista e tij në “ABC e pasdites”, ku artisti ka rrëfyer emocionet e festivalit europian e ndër të tjera u surprizua nga një telefonatë e Aurela Gaçes gjatë emisionit. Aurela i tha se e ka mbështetur sepse ashtu e ka ndjerë, për më tepër që më vonë mësoi se nëna e tij ishte me origjinë nga Vlora, nga fshati shumë afër vendlindjes së saj. Sakaq, Gjoni tha se i pëlqen shumë muzika e saj, dhe se e ka ndjekur që fëmijë.

“Gjithmonë të kam pëlqyer, edhe kur isha fëmijë të kam ndjekur. Kur të pashë në Eurovision për mua ishte një wow ca është ky programi që del Aurela Gaçe. Kur e pashë në televizor më ka dhënë gjithë atë energji sa thashë dua dhe unë njëherë të shkëlqej tek skena më e madhe si Aurela Gaçe”, u shpreh Gjon’s Tears.

Moderatori Ermal Peçi u zotua se do t’i ulë dy artistët në një drekë, por Aurela Gaçe i vuri një kusht tejet të veçantë: “Gjon, thuaji mamit të mësoj edhe një labçe!”-tha ajo me nota humori. E jemi të bindur se artisti do e plotësojë shumë lehtë këtë kusht.

Kujtojmë se më herët gjatë një interviste, Gjoni ka treguar se është frymëzuar pikërisht nga Aurela për të marrë pjesë në “Eurovision”.

/News31

.

Leave A Reply

Please enter your comment!
Please enter your name here