Pas gjithë bujës së madhe që u shkaktua në media, ditën e sotme këngëtari shqiptar Gjon’s Tears ka folur rreth deklaratës së tij se si u la jashtë nga Festivali i RTSH një vit më parë dhe ka komentuar prononcimin e Alketa Vejsiut për këtë çështje. Në një lidhje me Skype që ka realizuar për emisionin “Wake Up” ai tha se tashmë atij nuk i intereson më kjo histori, sepse i përket të shkuarës dhe nuk ka dëshirë që të bëjë skandale nëpër media. Ai u shpreh se është shumë i lumtur që dëshirën e tij e realizoi me Zvicrën duke nënvizuar se nuk ka problem me asnjë.

“Më thënë të drejtën nuk është gjë që më intereson shumë. Nuk e kisha dëgjuar më parë deklaratën e Alketës. Unë kam bërë të pamundurën të shkoja atje dhe është gjë shumë e bukur. Nuk po them që gjithmonë kanë tentuar të më ulin poshtë apo të mos më marrin. Unë tani nuk dua të bëj skandal, asgjë, sepse nuk e kam problem. Unë arrita ta realizoja në Zvicër këtë gjë dhe jam shumë krenar që ndodhi në Zvicër dhe s’kam asnjë problem me asnjëri. Unë jam shumë i lumtur që u bë Eurovision, kështu që nuk kemi pse të bëjmë asnjë skandal. Për mua kjo është histori e vjetër, kështu që le të shkojmë përpara”, tha Gjoni.

Ndërkohë, i pyetur nëse do donte të përfaqësonte Shqipërinë në Eurovision, ai tha se nuk ka dëshirë që ta përjetojë sërish të njëjtën eksperiencë në festivalin europian, si këngëtar, por vetëm si kompozitor ose si tekstshkrues. Megjithatë artisti e la një derë hapur, duke u shprehur “kurrë mos thuaj kurrë”.

Kujtojmë se pasi ai doli i 3 në “Eurovusion” në media qarkulloi me shpejtësi një intervistë e tij e dhënë kohë më parë për “ABC e Pasdites”, ku kishte treguar se ka pasur dëshirën që të përfaqësonte Shqipërinë, por organizatorët e Festivalit të Këngës e kanë lënë jashtë pasi ishin plotësuar vendet.

/News31

.

Leave A Reply

Please enter your comment!
Please enter your name here