Ditën e sotme në Mirditë shoqëria civile është ngritur në protestë pas ngjarjes së rëndë në një fshat të këtij rrethi, ku një 15 vjeçare u detyrua për më shumë se dy muaj të kryente marrëdhënie me 5 persona të rritur.

Vajza, vetëm 15 vjeç fillimisht ka dalë me njërin prej tyre dhe pasi ai e ka filmuar në video, e ka detyruar të shkojë edhe me të tjerët.

Ka qenë nëna e vajzës që e ka zbuluar ndërsa ka gjetur telefonin që ata i kishin dhënë fshehurazi si dhe videot e fotot të cilat i dërgonin për shantazh.

Sot xhaxhai i 15 vjeçares është shprehur se e mitura ka qenë në gjendje shumë të rëndë psikologjike dhe ka tentuar edhe të varë veten. Ai ka kërkuar që familjarët e 5 personave që kanë kryer marredhenie me vajzen të largohen nga fshati.

“Jam xhaxhi i vajzës. Na ka pikëlluar, na ka brengosur, na ka marrue ajo qe kane bere me një 14 vjeçare, që i kanë vënë edhe pisto letën në kokë. Vajza është në klasën e 9, e kanë nxjerr nga këto fshatrat, që me datën 7 ka filluar kjo. Ajo është fëmijë. Tani është në Tiranë dhe po ndihmohet me psikologët, tani është më mirë, por ka qenë në gjendje kritike, ka dash me var veten!’- tha ndër të tjera xhaxhai vajzes.

Artan Kaçorrin 31 vjeç, Albert Mollën 27 vjeç, Ermal Tarazhin 30 vjeç, Nikë Lleshin 44 vjeç dhe 17-vjeçari me inicialet A.Xh janë lënë në bu rg nga Gjykata.

Leave A Reply

Please enter your comment!
Please enter your name here