Në fillim të vitit një ngjarje e rëndë tronditi Kosovën, pasi biznesmeni Skënder Krasniqi vrau me një armë zjarri djalin e tij, Albert Krasniqin, një emër i njohur për publikun, teksa dikur ishte anëtar i grupit të njohur “Babastars”. E kur kanë kaluar gati 5 muaj nga ngjarja tragjike, Gjykata Themelore e Prishtinës ka marrë vendimin për babain e të ndjerit, duke e lënë në paraburgim për 1 muaj. Gjyqtari i çështjes ka vlerësuar se masa e paraburgimit është masa e duhur për zhvillimin e ngjarjes dhe mos pengimin e çështjes. Sipas tij, ekzistojnë rreziku se Skënder Krasniqi mund të falsifikojë provat apo të ndikojë te dëshmitarët dhe do të pengohet rrjedha e procedurës penale.

“Gjyqtari i procedurës paraprake ka vlerësuar se masa e paraburgimit është masë adekuate për zhvillimin e papenguar në këtë çështje penale, pasi që ekzistojnë rrethanat që tregojnë rrezikun se po të gjendet i pandehuri S.K. mund ti asgjësojë, fsheh, ndryshoj apo falsifikoj provat e veprës penale duke ndikuar në dëshmitarët, të cilët janë familjarë të të pandehurit, po ashtu duke marrë parasysh mënyrën dhe rrethanat në të cilat dyshohet se është kryer vepra penale, tregon rrezik se nëse i pandehuri do të gjendet në liri ekziston rreziku se do të pengohet rrjedha e procedurës penale”, shkurhet ndër të tjera në njoftimin e Gjykatës Themelore të Prishtinës.

Fillimisht, u tha se Albert Krasniqi, kishte pasur para vrasjes një përplasje fizike me babain e tij, i cili i kishte kërkuar që të dorëzohej në Polici pasi ai (Alberti) kishte ushtruar dhunë ndaj ish-gruas së tij. Policia e Kosovës ishte vënë në kërkim të Krasniqit për veprën penale dhunë fizike, që kishte ushtruar ndaj ish-bashkëshortes, ish-miss Kosovës, Besa Gashi, me të cilën ka dhe një vajzë. Madje u tha se Skënderi kishte marrë vetë policinë në celular pas aktit të rëndë duke u shprehur: “Ejani, se e kam vrarë djalin”.

Mirëpo, më vonë avokati i Skënder Krasniqit dhe familjarë të tij dhanë deklarata kontradiktore, duke u shprehur se ngjarja kishte ndodhur aksidentalisht dhe jo me dashje.

/News31

.

Leave A Reply

Please enter your comment!
Please enter your name here