Gjynah te zoti/ 24 vjecarja shqiptare mashtronte duke mare ndihma per femijet e se.mure, bente jete luksoze

0
75

Policia e Tiranë ka organizuar operacionin e koduar “Kameleonët 2” në vijim të një operacioni të ngjashëm dy ditë më parë. Si rrjedhim u arrestua një vajzë 24 vjeçe, Anisa Hamati dhe u shpallën në kërkim dy persona të tjerë: Sandrino Nika dhe Arsen Memaj.

Duke e vlerësuar maksimalisht situatën kriminale të krijuar, Njësia për Hetimin e Krimeve Kibernetike njoftoi se ka kryer një operacion të dytë për “Mashtrimi kompjuterik” dhe “Falsifikimi kompjuterik”.





Si rrjedhim ndaloi në Tiranë Anisa Hamatin, 24 vjeçe dhe 2 persona të tjerë i shpalli në kërkim: A.M, 34 vjeç dhe S.N, 37 vjeç, që të tre dy banues në Tiranë.

Kishte dyshime të forta këta të tre në bashkëpunim me njëri-tjetrin kishin ngritur një skemë mashtrimi kompjuterik për përfitim parash nga të gjithë shtetasit shqiptarë ose jo, që ofroheshin për të ndihmuar të mitur me probleme shëndetësore dhe me parate qe mernin benin nje jete vertete luksoze.

Këtë të tre u vinin në dispozicion bujarëve, llogari bankare apo të dhëna shtetasish të cilët do të ishin gjoja përfitues të donacioneve, duke i tërhequr ato në institucione të ndryshme financiare.

Tërheqja e shtetasve të interesuar bëhej nëpërmjet profileve të rrjeteve sociale me të dhëna të rreme, por dhe dhënies së të dhënave të rreme për dërgimin e donacioneve, me qëllim që të mos gjendeshin në rast se organet ligjzbatuese do të viheshin në dijeni të këtij aktiviteti kriminal.





Këta tre persona për një periudhë disamujore, kanë arritur të marrin qindra transaksione financiare nga shtetas shqiptarë ose jo, të cilët janë me banim në territorin e Shqipërisë, por dhe jashtë saj.

Atyre iu sekuestruan aparate celular, dokumente tërheqjesh monetare, etj.

Policia tha se po punohet me ritme të shpejta për zbardhjen e plotë të këtij aktiviteti kriminal, evidentimin dhe vendosjen përpara drejtësisë dhe të personave të tjerë të implikuar në këtë aktivitet në të gjithë territorin e Republikës së Shqipërisë.





U kryen veprimet procedurale përkatëse dhe materialet hetimore u dërguan në Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për vazhdimin e veprimeve të mëtejshme hetimore dhe procedurale, për veprat penale “Mashtrimi kompjuterik” dhe “Falsifikimi kompjuterik”.

Njëkohësisht, Njësia për Hetimin e Krimeve Kibernetike u bën thirrje të gjithë shtetasve që kanë dyshime të arsyeshme për funksionimin e skemave të tilla të na vënë në djeni në adresën e postës elektronike CC@asp.gov.al dhe në numrin e telefonit 0694155552, po ashtu dhe në aplikacionet e komunikimit si WhatsApp, Viber etj.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here