Një gjyshe e stërvitur që po sfidon shifrat e moshës m pamjen e saj, tregon së fundmi sesi tërheq vazhdimisht vëmendjen e burrave, disa prej të cilëve me moshë sa mbesa e saj.
64 vjeçarja Lesley Maxwell nga Melbourne në Australi, ka kthyer pas orën e moshës duke kaluar orë të tëra duke tonifikuar format e saj në palestër.
Ajo shpeshherë stërvitet me mbesën e saj 19-vjeçare Tia – nga e cila shpeshherë merr borxh edhe veshjet.
Ajo tha në një intervistë: “Nuk më pëlqen të vesh rroba të përcaktuara për një grupmoshe të caktuar. Kjo sepse njerëzit nisin të diskriminojnë nga mosha e një personi dhe mendojnë se sipas saj, duhet të kesh një pamje të caktuar.”
“Përse duhet të jesh i plakur e i sëmurë kur nuk je i tillë. Përse të mos ndjehesh në majë të botës?”
Vajza e Lesley, 42 vjeçarja Vanessa, e mbështet në çdo vendim mamanë e saj.
Por ajo pranon se kur Lesley pozon me veshje joshëse në Instagram për fansat e saj të shumtë, asaj i rrenqethet mishi pakëz.
Por Lesley, e cila konkuron në një kompeticion femrash ‘bodybuilding’ me bikini, nuk ka turp të shfaqë format e saj për 36,300 fansat.
.