Ka qenë ndërhyrja e shpejtë e një polici, ajo që i shpëtoi jetën një burri në New York të goditur me thi.ke në gjoks.

Oficeri Ronald Kennedy iu përgjigj thirrjes për një sulm me armë të ftohtë në Lenox Avenue, e me të mbërritur atje, nxitoi t`i jeptë ndihmën e parë të plagosurit që po humbiste gjak.

“Nxito dhe më sill një qese patatinash. Edhe ngjitës, shpejt tani”, dëgjohet të thotë efektivi në videon e filmuar nga kalimtarët e rastit. Polici më pas e shtrin të lënduarin në tokë, zbraz qesen e patatinave dhe e përdor atë dhe ngjitësin për të ndaluar hemoragjinë. Teknika e tij funksionoi, duke ndihmuar që gjakderdhja të ndalonte deri sa mbërriti autoambulanca, që e coi të plagosurin në spital.

“Sipas mjekëve Spitalin Harlem, veprimet e oficerit i shpëtuan jetën këtij burri”, thuhet në videon e publikuar në Tëitter nga Komisioneri i Departamentit të Policisë së Neë York-ut (NYPD), Dermot Shea. Mësohet se personi është në gjendje të rëndë, por të qëndrueshme.

Leave A Reply

Please enter your comment!
Please enter your name here