Goditje e fortë për Bashën! Nishani plas deklaratën e rëndë, ja çfarë fshihet pas ‘mbrojtjes’ për Berishën. –

Ish Presidenti Bujar Nishani, njekohesisht edhe kryetar i Këshillit Kombëtar te PD, e ka cilësuar si hipokrit reagimin e Lulzim Bashës për vendimin e shpalljes “non grata” nga SHBA për ish kryeministrin Sali Berisha.

“Kjo pyetje përfaqëson pikëpamjen e secilit prej nesh. Do ta ndaja përgjigjen time në tre faza. E para ka të bëjë me faktin që vetë Berisha i ka dhënë drejttimin diskursit që i është drejtuar gjykatës. E dyta, ka të bëjë me faktin që unë kam një eksperiencë personale bashkëpunimi me zotin Berisha. Kam konstatuar modelin e Berishës si model ndershmërie dhe institucionalizmi. Besoj se kjo çështje do të zgjidhet, por nuk do të cënojë kurrë marrëdhëniet e shqiptarëve me SHBA. Reagimin tim ndaj një qendrimi hipokrit të Bashës. Duke përdorur emrin e kryetarit është treguar hipokrit sepse u mbështet tek kërkesa për transparencë. Zoti Basha dhe unë e kemi të qartë. Mendoj se transparencën duhet ta bëjë Basha sepse ka zëra që ndikohet nga Berisha dhe nuk e ka përgënjesashtruar këtë. Duhet të dalë dhe ta thotë publikisht. Kjo është transparenca që duhet të bëjë Basha,” tha Nishani

Share:

Author: rda

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *