“Gojët e liga thonë se ti me Lulzim Basha jeni…”. Arian Çani e pyet ‘troç’, përgjigja e Agron Shehajt e çudit, nuk e priste që ai të…

Kandidati për kryetar i PD, Agron Shehaj ka qenë dje në emisionin Zonë e Lirë ku ka deklaruar se me Lulzim Bashën janë ftohur para zgjedhjeve të 25 prillit.



Arian Çani: Gojët e liga thonë që ti me Bashën je ftohur që para zgjedhjeve, që para 25 Prillit? Ke pasur një ftohje, një padakordësi? Është e vërtetë kjo gjë?



Agron Shehaj: Po është e vërtetë!



Arian Çani: Ftohja ka ndodhur para zgjedhjeve por ti nuk mendove që kjo është…



Agron Shehaj: Mendoja që ftohja do ikte…



Arian Çani: Sepse do fitonit më 25 Prill?

Agron Shehaj: Tani ftohja ka patur të bëjë edhe me strategjinë elektorale.

Arian Çani: Le t’i kujtojmë publikut se ke qenë kundër djegies së mandateve dhe kundër ikjes nga zgjedhjet lokale.

Agron Shehaj: Po! Absolutisht. Mendoj që largimi nga parlamenti na ka prishur shumë punë. Nëse nuk do ishim larguar Edi Rama nuk do të ndryshonte sistemin zgjedhor.

Arian Çani: Nuk do ishte kjo situatë sot!



Share:

Author: rda

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *