Një fermere prodhonte misër me shumë cilësi të lartë në arat e tij. Ai fitonte gjithmonë çmim për rritjen e misrit më të mirë në zonë. Një ditë një reporter lajmesh shkon ta intervistojë fermeren dhe e pyet atë se cili është sekreti i saj që ai fiton gjithmonë çmim për kultivimin e misrit në zonë.

Përgjigja e saj ishte se ajo ndante (u jepte) me fqinjët farat e misrit më të mira që kishte. I habitur nga kjo përgjigje, reporteri e pyet, “Zonjë, pse e shpërndan farën më të mirë të misrit me të tjerët kur e di që dhe ata futen në garë dhe për pasojë të konkurojnë ty?”

 

Fermerja iu përgjigj, “ A nuk e di ti që era ngre polenën (pjalmin) nga misrat e maturuar (gati për tu vjelur) dhe e shpërndan atë nëpër fushat përreth? Kështuqë, nëse mendon do të kuptosh që nëse fqinjët e mi kanë misër me cilësi te dobët, nga kryqëzimi i pjalmit të misrit tim me misrin e tyre do të na rezultojë një cilësi e dobët misri. Pra, nëse unë dua të rris misër të mirë atëherë unë duhet të ndihmoj fqinjët e mi që edhe ata të rrisin misër të mirë.”

 

Mësimi:

Për të jetuar një jetë kuptimplotë dhe të lumtur ne duhet të pasurojmë jetën e të tjerëve.

Leave A Reply

Please enter your comment!
Please enter your name here