Greqia hap dyert edhe për shqiptarët e vak sinuar, lajmi nga ministria







Vendi fqinj ka vendosur që të pranojë të gjithë personat që kanë marrë dozën e va ksinës kundër Covid-19, pavarësisht nëse janë të miratuara ose jo nga Agjencia Evropiane e Barnave (EMA).

Por nga ky vendim përfitojnë edhe qytetarët shqiptarë që kanë injektuar dozat e vaksinave kineze dhe ruse, të cilat ende nuk janë miratuar nga EMA.

Lajmi është konfirmuar nga ministrja e Shëndetësisë Vana Papaevangelou, e cila iu referua vaksinave që do të pranohen në Greqi, lidhur me turistët e huaj që do të vizitojnë vendin fqinj. Konkretisht, pranohen vaksinat Novavax (SHBA), Sinovac Biotech (Kinë), Sputnic (Rusi), Sinopharm (Kinë) dhe CanSino Biologics (Kinë).

Kjo do të thotë që turistët që kanë bërë vaksinat e mësipërme do të mund të vizitojnë Greqinë pa qenë të detyruar për të bërë testin e Covid.






Previous articleNisin fluturimet nga aeroporti i Kukësit, çmimet e biletave nga 1 Euro



Share:

Author: rda

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *