Greqia nuk hap ende kufijtë për Shqipërinë, merret vendimi për datën e re

0
145

This post has already been read 139 times!

Greqia ka vendosur shtyrjen e masave anti-covid duke mbajtur kështu mbyllur edhe për një afat prej dy javësh kufirin me Shqipërinë, deri më 12 Tetor. Topchannel mëson nga ministria greke e shëndetësisë se masat priten të ashpërsohen dhe jo të letësohen pasi numri i rasteve po rritet ndjeshëm.

Megjithatë rregullat e kalimit në Greqi vijojnë të jenë të njëjta. Nga pikat kufitare lejohet të hyjnë për në Greqi shtetasit grek, punëtorët sezonalë dhe shqiptarët me leje qëndrimi. Të gjithë personat që bëjnë pjesë në këtë kategori, duhet të kenë një test covid-19 që është bërë jo më herët se 72 orë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here