Gruaja lë derën e ballkonit hapur për fresk gjatë natës, kur zgjohet gjen komshiun në shtrat





Mund të cilësohet si një surprizë e kësaj vape. Një ngjarje thuajse e pabesueshme ka ndodhur në Palermo, Itali.

Një 27-vjeçare gjeti në mëngjes në shtratin e saj komshiun, i cili i kishte hyrë nga ballkoni në shtëpi.

Policia ka thënë se sipas deklaratës së saj, ajo e kishte lënë hapur derën e ballkonit për t’u freskuar.

Kur u zgjua në mëngjes, 27-vjeçarja gjeti në shtratin e saj komshiun e saj i cili po i prekte trupin.

Ajo tentoi ta largonte dhe më pas nisi të ulërinte. 36-vjeçari u arrestuar ndërsa ajo ndihet ende e shokuar nga ngjarja.




Share:

Author: rda

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *