Sot, kjo rubrikë e “The Sun” sjell historinë e një 43-vjeçari, i cili mëson se është tra.dhtuar pesë vite më parë nga bashkëshortja e tij.

“Gruaja ime më tregoi se ka kryer marrëdhënie s.e.ksuale me ish të dashurin e saj, pesë vite më parë. Më tha se ka ndodhur vetëm një herë dhe se u ndje tmerrësisht keq pasi kishte ndodhur.

Nuk e di pse vendosi të rrëfehej. I thashë se mund të më tregonte diçka, por tani mendoj se mund ta kishte mbajtur këtë sekret për vete.

Situata më ka shkatërruar vetëbesimin dhe tani nuk besoj më në marrëdhënien tonë. Çdo gjë është prekur, përfshirë jetën tonë se.ksuale apo afërsinë që kishim me njëri-tjetrin.

Unë jam 43-vjeç dhe gruaja ime është 41. Kemi tetë vite të martuar dhe para se të mësoja tr.adhtinë, nuk kisha qenë kurrë më i lumtur.

Më ka kërkuar vazhdimisht falje, por sa herë që e bën, ia hedh poshtë. Nuk di si t’i besoj tani.”

“Dear Deidre” thotë:

“Do të ishte tragjike të prishnit martesën tuaj për një gabim, sigurisht, të madh. Keni humbur besimin, por është e mundur ta rindërtoni nëse të dy e dëshironi diçka të tillë.

Duket se ajo është penduar vërtetë, prandaj ja vlen ta provoni”.


Leave A Reply

Please enter your comment!
Please enter your name here