Grupi kriminal vepronte në këto tre qytete, o Zot sa e rëndë ajo që bënin. Kujdes nga këto gjëra –

Goditet një grup kriminal që merrej me shpërndarjen e lëndëve narkotike.

Operacioni antidrogë i koduar “Trinomi”, kishte nisur që në tetor të vitit 2020, nga strukturat e Hetimit Kundër Narkotikëve në DVP Durrës, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës.

Sipas hetimeve, grupi kriminal e ushtronte këtë veprimtari në qytetet e Durrësit, Lushnjës dhe Tiranës.

Në pranga ranë dy nga pjesëtarët e këtij grupi dhe u shpall në kërkim bashkëpunëtori i tyre, i cili gjatë kontrollit nga shërbimet e Policisë nuk u gjend në banesë.

Në vitin 2020, në nisjen e operacionit u arrestuan në flagrancë edhe 2 prej pjestarëve të tjerë të këtij grupi.

“Në kuadër të procedimit penal të vitit 2020, për vepren penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike” kryer në bashkëpunim, si rezultat i operacionit u bë ekzekutimi i urdhrave të ndalimit të nxjerrë nga Prokuroria Durrës, në ngarkim të dy shtetasve të tjerë:

K. T., 26 vjeç dhe S. T., 20 vjeç, banues në Lushnjë.

Gjithashtu u bë shpallja në kërkim e shtetasit L. S., banues në Lushnjë.

Në nisje të procedimit penal në tetor 2020, nga ana e specialistëve për Narkotikët në DVP Durrës u arrestuan në flagrancë shtetasit M. R. dhe J.B., banues në Tiranë, pasi në vendin e quajtur ” Mbikalimi i Plepave”, gjatë kontrollit të ushtruar në mjetin tip “Opel” me drejtues shtetasin M. R. dhe pasagjer shtetasin J. B., në bagazh është gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale lëndë narkotike e dyshuar cannabis sativa.

Nga hetimet disamujore të kryera dyshohet se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, ushtronin veprimtarinë kriminale të shitjes së lëndëve narkotike me klientë të ndryshëm në qytetin e Durrësit, Tiranës dhe Lushnjës”, tha policia.

Hetuesit po punojnë për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të implikuar në këtë veprimtari kriminale.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.

Share:

Author: rda

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *