Habit Bushati: Tre arritjet kryesore që i njoh Ramës

0
19




Analisti Andi Bushati i është referuar si “mashtrues virtuoz” kryeministrit Edi Rama lidhur me arsyetimin se përse kërkon një mandat të tretë. Z. Bushati thotë se, Rama po përdor një refren të vjetër të tij, pasi dhe 15 vjet më parë deklaronte se “që të bëhej një ditë kryeministër ishte si të ndryshonte seks dhe qëllimi ishte vetëm të ndryshonte Tiranën”.

“Refreni është që po të mos kishte një mision të madh do të ikte me qejf. Është një kamuflim i një njeriu që nuk ka bilanc. Në 8 vjet vetëm ka varrosur premtimet e tij”, tha analisti.

I pyetur për tri arritjet që i njeh Edi Ramës si kryeministër, Andi Bushati renditi mos zhvendosjen e ambasadës shqiture në Jerusalem, ndërtimin e Lungomares në Vlorë dhe mbylljen e lojërave të fatit.

“I njoh votën në diplomaci për të mos çuar ambasadën në Jerusalem, është akt i fortë. Më pëlqen pedonalja e Vlorës. E përshëndes megjithëse nuk është totalisht e zbatueshme akti për të mbyllur lojërat e fatit”, tha zBushati.

Ndërsa Baton Haxhiu u shpreh se kryeministri Rama nuk ka pasur një mandat të dytë ndaj edhe kërkon të qeverisë edhe për katër vitet e ardhshme duke iu referuar tërmetit, pandemisë dhe sjelljes së opozitës.

“Rama nuk ka pas mandat të dytë, ia ka marrë tërmeti dhe pandemia dhe realisht opozita në një far mënyre. Kritika e vetme që do t’i bëj është që të përkushtohet në 3-4 projekte të forta. E meta e Ramës është që projektimin e ndryshimit e bën brenda mandatit”, tha ai.

I pyetur nga gazetarja Bruna Çifligu se cila do të ishte kritika kryesore për Edi Ramën kryeministër, z. Haxhoi e cilësoi megaloman dhe për këtë arsye ka bërë disa gabime gjatë qeverisjes.

“Mendoj që kritika e vetme që do i bëja është që të përkushtohet në 2-3 projekte të forta ose 3-4 projekte që i takojnë një mandate dhe natyrshëm nuk do ta zhvendoste krejt qeverisjen e tij siç ishte në projektin e 100 fshatrave. E meta e Ramës është që projektimin kohor të ndryshimit e bën vetëm brenda mandatit të tij duke përfshirë shumë projekteve. Fakti që është megaloman, dëshiron të shtrihet gjithandej dhe ka përshtypjen që mund ta bëjë për faktin që është punëtor i madh ka bërë disa gabime rrugës që kanë të bëjnë kryesisht me dëshirën e tij të madhe dhe pamundësinë e një vendi të vogël”, tha analisti.

Andi Bushati nga ana tjetër renditi disa nga premtimet e pa mbajtura duke kujtuar uljen e borxhit publik, ndërtimin e aeroportit të Vlorës dhe Kukësit dhe Rrugën e Arbrit. Gjithashtu ai kujtoi 300 mijë vendet e punës

“Mandatin e parë tha do të ul borxhin publik, tha do të ul pabarazinë. Tha do të bëj aeroportin në Kukës dhe Vlorë i ka vetëm 3D. Tha do të bëj Rrugën e Arbrit akoma ka ngelur rrugëve. Tha do të çoj buxhetin e arsimit 5%, akoma është 2.5%. Tha do të bëj 300 mijë vende pune edhe vetë thotë 225 vetë por as 25 nuk ka. Ky është bilanci i Ramës dhe në një moment kur e kanë pyetur gazetarët tha nuk i bëmë dot të gjithë punët prandaj na duhet mandati i tretë. Pra logjika është sa më shumë të dështoj, aq më shumë kohë duhet të më jepni o shqiptarë”, tha analisti.

Nga ana tjetër, Baton Haxhiu foli për ndryshime të mëdha në bujqësi duke thënë se nga 85 milionë euro eksporte në vitin 2014, aktualisht kemi arritur në 350 milionë euro. Për rritjen ekonomike tha se nga vitit 2013 deri në 2018, Shqipëria është rritur me 4.2% kurse për kohën e pandemisë dhe tërmetit me 2.2%.</span >

“Nga viti 2013 deri në vitin 2018 para tërmetit ka pasur një rritje ekonomike prej 4.2%. Gjatë kohës së tërmetit dhe pandemisë ka një rritje zyrtarisht 2.2 dhe pas kësaj Shqipëria sipas FMN mund të ketë rritjen më të madhe në Ballkan me 5.5%. Infrastruktura ndonjëherë nuk varet vetëm prej qeverisë por edhe nga faktorë të tjerë. Bushati borxhi publik është 90% bashkë me koncesionet ndërsa Haxhiu deklaroi se borxhi është 82% sipas FMN”, tha analisti.

Marrë nga: Euronews





LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here