Ermal Fejzullahu është një nga artistët më të angazhuar në koncerte, dasma e mbrëmje muzikore brenda dhe jashtë vendit.

I ftuar në emisionin “Nin”, Ermali ka folur për periudhën e pandemisë dhe dëmet që ka sjell ajo në mos mbajtjen e koncerteve.

Mes tjerash ai ka zbuluar një fakt goxha interesant për sa i përket udhëtimeve të tij në vende të ndryshme për të performuar.

“Që nga mosha 14-vjeçare unë kam dal nga shtëpia duke këndu nëpër krejt botën, i kam 2100 fluturime dhe 18 pasaporta”, ka thënë Ermali duke surprizuar me numrin e madh të fluturimeve të cilat thotë se i ka numëruar gjatë kësaj kohe të pandemisë dhe karantinës.

.




Leave A Reply

Please enter your comment!
Please enter your name here