Hakmarrje? Greqia ashpërson edhe më shumë masat për shqiptarët




Disa ditë pasi Shqipëria vendosi karantinë për ata që hyjnë nga Greqia, për 14 ditë, edhe pala greke njoftoi sot ashpërsim të masave për shqiptarët ndërsa i ka lehtësuar ato për disa shtete të tjera.

Greqia njoftoi shtrirjen e masave kufizuese me Shqipërinë nga 3 maji deri më 14 maj ku parashikohet karantinë prej 14 ditësh për ata shtetas që udhëtojnë nga kufiri shqiptar drejt Greqisë duke përjashtuar drejtuesit e kamionëve.

Sipas njoftimit në gazetën qeveritare greke mbetet në fuqi kufizimi me 400, i numrit të personave që lejohen të hyjnë në ditë në Greqi nga Kakavia, vetëm në orarin 7 deri 19, ndërkohë që pikat e tjera kufitare me Shqipërinë do të vijojnë të jenë të mbyllura.

Kohëzgjatja deri më 14 maj vjen ndërsa herët e fundit, shtyrja e masave ka qenë vetëm 7 ditë.

Vendimi grek për të mbajtur ende mbyllur kufijtë, formalisht thuhet se bazohet tek të dhënat epidimiologjike të Shqipërisë. Por e vërteta është se në vendin tonë rastet e reja janë ulur ndjeshëm dhe janë shumë herë më të ulëta se në Greqi dhe në shtetet që Greqia ka lehtësuar kufizimet.

Karantina e detyrueshme 14 ditë për të gjithë ata që hyjnë nga Shqipëria, përjashtuar kamionistët, vjen pasi më herët karantina ishte 7 ditë për ata që hynin në rrugë tokësore dhe 3 ditë për ata që hynin në Greqi me avion.

Që nga marsi 2020, Greqia nuk lejon shqiptarët të futen në atë vend, me pretekstin e koronavirusit. Gjatë verës në Greqi shkuan shumë njerëz nga e gjithë bota për pushime, por ata nuk ishin vend si Shqipëria, jashtë BE.

.




Share:

Author: rda

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *