Hapi kufijtë për punëtorët sezonalë, Greqia nuk lejon turistët shqiptarë deri në këtë datë

Pak ditë më parë, Greqia njoftoi se do të hapeshin kufijtë për punëtorët sezonalë shqiptarë të cilët punojnë në Greqi gjatë verës.

Mirëpo, ka lënë në fuqi vendimin për të mbajtur mbyllur kufirin deri më datë 31 maj 2021, duke mos lejuar shtetasit e tjerë shqiptarë të futen në territorin e vendit, përveçse atyre që kanë dokumenta.

Vlen të thuhet se ky vendim mbetet në fuqi vetëm për Shqipërinë, ndërsa për shtetet e tjera të BE-së, Greqia i ka hequr të gjitha kufizimet në pranimin e turistëve.

Për më shumë informacione, lajme të përzgjedhura foto dhe video interesante, ju ftojmë të na ndiqni edhe në faqen zyrtare të meganews.al në Instagram, një tjetër mënyrë për të qenë në kontakt me gjithësecilin prej jush. Instagram: @meganews.al

Share:

Author: rda

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *