Pas kerkeses së presidentit Ilir Meta për rinumerimim te votave te pavlefshme, Nikoll Lesi shkruan se të gjitha keto mbi 83 mijë vota, kanë qenë për LSI dhe PD, dhe asnjë për PS.

Sipas Lesit, nga votat e pavlefshme dalin 10 deputetë të LSI-së dhe 2 të PD-së.

“Mbi 83 mijë vota të pavlefshme nga zgjedhjet e 25 prillit do të nxirrnin 10 mandate për LSI dhe 2 për PD.

Janë mbi 83 mijë shqiptarë, vullneti politik i të cilëve është cilësuar i pavlefshëm nga ana e komisioneve të numërimit. Janë rreth 8-12 mandate deputetësh të PD e LSI-së që janë asgjësuar në këto zgjedhje në mënyrë të pashpjegueshme dhe jashtë çdo standardi normal. Në zgjedhjet e tjera, shifra e votave të pavlefshme ka qenë 20 apo 30 mijë.

Ngatërresa në fletën e votimit ka në çdo zgjedhje, por kurrë në këto shifra. Kur pushteti politik po ndahet me 4 deputetë, 83 mijë votë (8 mandate) janë shumë për t’u hedhur në kosh si të pavlefshëm. KQZ dhe institucionet e drejtësisë duhet të marrin nisin menjëherë hetimin administrativ dhe penal për atë që ka ndodhur me votat e pavlefshme.

Më e pakta që duhet bërë menjëherë është rinumërimi dhe rivlerësimi i këtyre fletëve. Në kushtet kur mandatet e deputetëve si në Berat, Durrës po digjen për 17 apo 200 vota, rivlerësimi i këtyre fletëve është detyrim ligjor dhe moral për KQZ”, shkruan Lesi.


Leave A Reply

Please enter your comment!
Please enter your name here