Një ngjarje e rëndë ka tronditur mbrëmjen e kësaj të diele qytetin e Lezhës. Rreth orës 21:05, në lagjen Besëlidhja, ishte një 10-vjeçar, që u fut në një furrë buke për të blerë bukë.

Hataja ndodhi në momentin që shitësja po i shërbente, pasi i mituri arriti të marrë një shumë parash nga arka e furrës së bukës.

Më pas ai është larguar, duke i shpëtuar shitëses. Policia ka shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes për të zbardhur këtë vjedhje që ka tronditur qytetin e Lezhës.

Leave A Reply

Please enter your comment!
Please enter your name here