Helmimi i mbi 1500 vetave në Deçan, arrestohet dy persona, ja për çfarë akuzohen –

Përgjegjësi i kamerave të sigurisë tek Gryka e Deçanit është arrestuar ditën e djeshme pasi është vërtetuar që kamerat e sigurisë nuk funksionin që prej dy muajsh. Ndërkaq, Policia ka arrestuar edhe Inspektorin e Agjensisë Kosovare të Pyjeve pasi ai ka qenë në krye të detyrës. Të dy personat e arrestuar dyshohet se kanë shpërdoruar detyrën.

Zëdhënësi i Policisë së Pejës, Shkodran Nikqi i ka pohuar të dy arrestimet për mediat vendase.

“Përgjegjësi i kamerave të sigurisë dyshohet se ka keqpërdorur detyrën zyrtare përderisa ka qenë përgjegjës për vëzhgimin e kamerave në Grykën e Deçanit”, tha Nikqi.

“Po është ndaluar një zyrtar i AKP-së pranë MPMHI-së me seli në Deçan për keqpërdorim të detyrës zyrtare, përderisa ishte në kryerje të detyrës zyrtare në cilësinë e inspektorit në Grykën e Deçanit. Hetimet janë duke u zhvilluar për të parë se a ka ky rast ndonjë lidhshmëri me çështjen e ujit në komunën e Deçanit”, ka thënë ai.

Gjithsesi Policia po kryen ende hetime për këtë ngjarje të rëndë. Prej gati një jave Deçani është në gjendje emergjente, ndërsa numri i të helmuarve ka shkuar në mbi 1500. Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik ka dalë në përfundimin se uji në Deçan është jo i pijshëm, çka e cilësoijnë si shkaktarin kryesor për mbi 1500 të helmuar në Deçan. Referuar analizave, në ujë janë gjetur bakteri disa bakterie jo patogjene, më konkretisht të bakterieve koliforme dhe E.coli.

Share:

Author: rda

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *