Detaje të reja kanë dalë në dritë në lidhje me 45-vjeçarin që u gjet i pajetë në Tiranë, në rrugën “Gramoz Pashko” tek Ish-Studenti. Raportohet se 45-vjeçari, identiteti i të cilit nuk bëhet ende me dije ka pësuar arrest kardiak teksa po bënte stërvitje.



Sipas njoftimit të policisë, nga këqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhu/ne, por pritet ekspertiza e plotë për të konfirmuar shkaqet e vde/kjes.



Njoftimi i plotë i policisë:

Me datë 23.06.2021, në rrugën “Gramoz Pashko” tek Ish-Studenti, është gjetur pa shenja jete një shtetas ende i paidentifikuar, rreth 45 vjeç. Nga kqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhu/ne dhe dyshohet se humbja e jetës ka ardhur si pasojë e një arresti kardiak. Grupi hetimor punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.


Leave A Reply

Please enter your comment!
Please enter your name here