“Hiq Dorë se do të zhdukim”. Kërcënohet me jetë Kandidati për Deputet, ç’i ndodhi teksa po shkonte në shtëpi? Niset urgjent drejt…


Është kërcënuar me jetë poshtë hyrjes së pallatit Kandidati për deputet i ADR (Aleanca Demokracia e Re), Andi Turhanaj. Ky i fundit  pas kërcënimeve, ka vendosur të depozitojë një kallëzim penal në Drejtorinë e Policisë në qarkun Fier, teksa thekson se do ti shkojë deri në fund zbardhjes së manipulimit të vjedhjes së votave të tij në zgjedhjet e 25 prillit.

“Unë jam në vitin e dytë, në master në Universitetin e Arteve. Vendosa të kanidojë për deputet nën siglën e Aleanca Demokracia e Re. Pas numërimit të votave pashë që shumë vota tona kishin dalë apstenim. Dhe këtë nuk e lejova dhe u shpreha se kësaj gjëje do i shkoja deri në fund.”

Ndërkohë nga ana tjetër ka marrë edhe kërcënime nga dy persona  të cilët nuk i njihte, por thotë se e kanë kërcënuar me jetë.

“Ditën e sotme, kur u ktheva nga Tirana dhe kur opo futesha nga hyrja e pallatit, më vijnë dy djem, dhe më thanë: Hiq Dorë se do të zhdukim. Më pas ja nisën duke më sharë. Pas kësaj erdha dhe bëra një kallëzim sepse u kërcënova me jetë. Mendoj që çështjen ta çojë në prokurori.”

Kandidati për deputet Andi Turhani, ishte i pari në listë në Fier, por që sipas tij shumë vota kanë dalë të pavlefshme.

 


Share:

Author: rda

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *