Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu paralajmeroi se mund te kete lehtesim te masave kufizuese.

“Jemi të vendosur të intensifikojmë vaksinimin anti-Covid. Tashmë kemi përgjysmim të incidencës dyjavore dhe ka rënie të ndjeshme të shtrimeve në spitale. Ekspertët e Komiteti janë duke vlerësuar masat, por vendimet do të merren më bazë të vlerësimit të situatës epidemiologjike.

Çlirimi i jetës dinamike duhet të vijojë me respektimin e distancimit fizik dhe mbajtjen e maskave. Ne po bëjmë përpjekje për të rritur numrin e vaksinimeve.Presim në muajt në vijim 25 mijë doza të tjera për të plotësuar kontratën me Sputnik.

Ne do të vijojmë të rrisim disponibilitetin e vaksinave dhe nuk do të ndalemi për t’i siguruar çdo qytetari vaksinimin kundër koronavirusit”, tha Manastirliu.


Leave A Reply

Please enter your comment!
Please enter your name here