“Unë fitova”/ Becchetti shfaqet në një poster gjigand, në mes të Romës, “shpall” fitoren ndaj Shqipërisë –

Biznesmeni italian Francesco Becchetti, i cili ka fituar përfundimisht betejën në arbitrazh ndaj Shqipërisë dhe pret të marrë shifrën e jashtëzakonshme, prej 140 milionë euro nga shteti shqiptar, dëshiron që të gjithë të dinë se ai ka fituar.

Biznesmeni italian ka krijuar një faqe online, nën moton “parlo io”, ose në shqip “flas unë”,  ku shpjegohen detaje nga gjyqi që ka fituar.

Posteri për këtë faqe online, është vendosur në Piazza di Spagna në Romë, një zonë e frekuentuar shumë edhe nga turistët e huaj.

‘Unë quhem Francesco Becchetti. Unë kam luftuar kundër persekutimit politik të të paktën një qeverie. Une fitova!‘shkruhet në posterin gjigand, në të cilin shfaqet portreti i biznesmenit.

Shqipëria  e humbi përfundimisht gjyqin me Becchettin dhe një nga provat e përdorura gjatë procesit, ishte deklarata që Sekretari i Përgjithshëm i Kryeministrisë, Engjëll Agaçi i kisht bërë biznesmenit, gjatë një takimi në restorant.

Lidhur me bisedën kërcënuese të Agaçit ndaj Becchetit, kryeministri Rama, nuk e mohoi që ka ndodhur, por tha se biseda është nxjerrë nga konteksti, duke e mbrojtur sekretarin e tij të përgjithshëm.

I ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” nga Ylli Rakipi në MCN TV, pak para zgjedhjeve të 25 prillit, Rama e pranoi se gjyqi ndaj Becchetit është humbur, por tha se biznesmeni italian nuk do të marrë asnjë para nga Shqipëria, deklaratë kjo që kryeministri ende nuk e ka sqaruar. Nuk dihet nëse bëhet fjalë thjesht për një deklaratë elektorale, në prag të zgjedhjeve, apo Shqipëria ka një strategji konkrete për ta penguar Becchetin të marrë paratë që ka fituar në arbitrazh.

‘Në procedurën e arbitrazhit ndërmjet Francesco Becchetti dhe aplikantë të tjerë është Republika e Shqipërisë’ shkruhet në faqen online.

‘Hetimet penale, të nisura nga prokuroria e Tiranës kundër Agon Channel, ishin një ndërhyrje e qëllimshme në veprimtarinë e Agon Channel, motivuar nga kritikat e Agon Channel ndaj qeverisë Rama, të konsideruara afër konkurrentëve; se Sekretari i Përgjithshëm i Kryeministrit Rama (EA) deklaroi se nëse Francesco Becchetti donte të kuptonte pse investimet e tij ishin nën hetim ai duhet të fliste me një nga konkurrentët dhe se nuk ishte një ide e mirë për të kundërshtuar shtetin ; se kishte të meta thelbësore në themel të akuzave mbi të cilat ishin bazuar hetimet penale; se investimet e Francesco Becchetti ishin shpronësuar në kundërshtim me nenin 5 të Traktatit Bilateral për Promovimin dhe Mbrojtjen e Investimeve midis Itali – Shqipëri”. 

Sipas vendimit të marrë në gjykatën ndërkombëtare në çështjen ‘Beccheti’ kundër Shqipërisë, vendi ynë duhet t’i paguajë 110 milionë euro biznesmenit.

Share:

Author: rda

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *