Kreu i PSD, Tom Doshi gjatë një prononcimi për mediat përjashtoi në mënyrë kategorike krijimin e një koalicioni me Partinë Demokratike dhe Aleancën për Ndryshim.

“Nëse do keni një ftesë nga zoti Basha për koalicionin me PD? Jo, jo Asnjëherë!”- tha Tom Doshi.

Teksa po ndiqte daljen e rezultateve në KZAZ-në e Shkodrës, Tom Doshi foli për pritshmëritë e PSD-së, teksa tha se pret dy mandate në Shkodër dhe 2 mandate në Tiranë.


Leave A Reply

Please enter your comment!
Please enter your name here