Hoxhë Shefqet Krasniqi thotë se në Kosovë të gjithë zyrtarët do të ishte dashur të betohen në librat fetarë varësisht cilës fe i përkasin.

“Kushtetuta është letër”, ka thënë Krasniqi në “Debat Plus”. “Presidenti i Kosovës duhet të betohet në Kuran nëse është mysliman. Nëse është katolik duhet të betohet në Bibël, e kështu me radhë. Vjosa gjithqysh është dashur të betohet në Kuran, se përndryshe ai nuk është betim”, tha Krasniqi.

Hoxha thotë se me betimin në librat fetarë shteti tregon vlerat e tij. “Betimi në aspektin terminologjik është mu betua në diçka çka nëse nuk e kryen të hakmerret. Zoti është ai që të dënon”, shtoi më tej Krasniqi.

Krasniqi thotë se perëndimorët çështjen e betimit e kanë kuptuar shumë mirë. “Në pothuajse të gjitha shtetet evropiane feja ka ndikim në shtet… Edhe gjykatësi nuk betohet pa u betuar në Bibël, e deri te presidenti”, tha ndër të tjera Shefqet Krasniqi.





.

Leave A Reply

Please enter your comment!
Please enter your name here