SPANJE

Një tifoz 14 vjeçar i Atletikos së Madridit ka humbur jetën pasi go diti kokën në hyrje të parkimit Plaza de Santa Ana në kryeqytetin spanjoll.

I mituri po qëndronte ulur në dritaren e makinës me të cilën po lëvizte së bashku me shokët e tij, por përplasi kokën me murin e parkimit kur shoferi i mjetit humbi kontrollin e makinës.

Pavarësisht përpjekjeve për të shpëtuar të riun, goditja ka qenë fatale dhe 14 vjeçari ka ndërruar jetë.

Kujtojmë se ditën e sotme Atletiko e Madridit fitoi titullin kampion, ndaj tifozët bardhekuq janë mbledhur në shesh për të festuar me ekipin.

Leave A Reply

Please enter your comment!
Please enter your name here