Familja Gushi nga Patosi, Fier u shua sot në një ngjarje rrugore që ndodhur në autostradën e Vlorës.

Kryefamiljari Eduart Gushi, bashkëshortja Silvana Gushi dhe dy vajzat Anastasia dhe Eva, udhëtonin me makinën e tyre tip Toyota, kur u morën para nga tre të rinj që udhëtonin me Audi.

Në rrejtet sociale, janë dhe fotot e tre nga katër anëtarët e familjes.

Dy motrat 14 dhe 9 vjeçe shihen në një foto duke pozuar me njëra tjetër, ndërsa në foton tjetër babai Eduart Gushi i dhuron një lule vajzës së vogël, Evës 9 vjeçare.

Familja Gushi pak ditë më parë kishte ardhur nga Greqia dhe sot ishin nisur për të kaluar fundjavën në Vlorë.




Leave A Reply

Please enter your comment!
Please enter your name here