Humbi jetën ditën e sotme, avokati prek me dedikimin për 25-vjeçarin: Duart e tij ishin me kallo, por dinjitoze

0
9





Një 25-vjeçar, i identifikuar si Amarildo Basi, humbi jetën mesditën e sotme në zonën e Lanabregasit.

Babai i tre fëmijëve, pjesëtar i komunitetit rom, ra në kontakt me rrymën elektrike teksa kërkonte për skrap.

Ngjarja e rëndë tronditi opinionin publik, mes tyre edhe avokatin Adriatik Lapaj.

Përmes një postimi në Facebook, Lapaj shkruan me superlativa për të riun që sipas tij pavarësisht varfërisë ishte njeri dinjitoz.

Adriatik Lapaj: Të Zotit jemi te ai do kthehemi.

Sot paska qenë ditë e trishtë për mua! Amarildo ishte shoku im. Popo shoku im. Ishte fukara, mblidhte hekura, jetonte me dinjitet. E njoha në rrethana të trishta. Bashkë ndërtuam një banesë për familjen e tij. Nga ajo ditë Amarildo kudo më shihte në Tiranë me triçiklin e tij me të cilin mblidhte hekura ndalonte e më përqafonte. E doja Amarildon. Duart e tij ishin me kallo, por dinjitoze.

Sot e zuri korenti. Vdiq duke mbledhur bukë për 2 fëmijët e tij. Më pikëlloi.

Zoti e pastë pranë vetes!

.





LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here