Humbi keq në Kavajë, zbulohet çfarë po bën sot Grida Duma, atë që asnjë demokrat se bëri deri tani – Shkodra News


Grida Duma është takuar këtë të dielë me qytetarët në Golem, Synej dhe në Luz, me të cilët ka diskutuar për kontributet dhe mbështetjen e tyre për Partinë Demokratike.

Duket se pas humbjes së zgjedhjeve të 25 prillit, Grida Duma ka preferuar të vijojë takime në zona të ndryshme të Kavajës.

Ndërsa i falënderon që nuk u përkulën dhe sipas saj vijojnë të mos përkulen, Duma thotë se demokratët nuk dorëzohen.

Statusi:

Kontributet e demokratëve, shqiptarëve që na besuan e votuan, kanê sot mirënjohjen më të madhe e të thellë!

Në Golem, Synej e Luz, zhvilluam biseda të qarta për meritën e qëndrimet e vyera së pari të demokratëve.

Falenderime për gjithë që nuk u përkulën dhe vijojnë në momente të tilla të mos përkulen!

Demokratët nuk dorëzohen!


Share:

Author: rda

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *