Një lajm shprese nga Italia. Djali 5-vjeçar Eitan, i vetmi i mbijetuar nga tragjedia e madhe pas rrëzimit të teleferikut në Mottarone të Italisë, ka hapur sytë pasi ishte në intubim.

“Fëmija është zgjuar, i kemi hequr dhe intubimin”, tha drejtori i spitalit ku ai ishte shtruar. Pranë Eitan-it kur i zgjua ishte halla e tij.

“Ai është ende i trullosur, por mund të marrë frymë vetë.

Hallën e njohu dhe ajo po i qëndron pranë. Tani vjen pjesa më e vështirë sepse është i vetëdijshëm”, tha ai.

Trupi i babait të tij Amit, nënës Tal, vëllait të tij të vogël Itshak Cohen dhe gjyshërve të tij Barbara dhe Itshak janë duke u riatdhesuar në Izrael.

Kjo është për të gjithë pjesa më e vështirë, t’i bëhet me dije se çfarë ndodhi me familjarët e tij.

Rescuers work by the wreckage of a cable car after it collapsed near the summit of the Stresa-Mottarone line in the Piedmont region, northern Italy, as seen from the aerial photograph, Sunday, May 23, 2021. Italy’s transport minister was heading Monday, May 24, 2021 to the scene of a cable car disaster that killed 14 people when the lead cable apparently snapped and the cabin careened back down the mountain until it pulled off the line and crashed to the ground. (Vigili del Fuoco Firefighters via AP)

Leave A Reply

Please enter your comment!
Please enter your name here