Humbja e thellë në zgjedhje, LSI: Do ripërtërihemi si zogu mitik




Zëdhënësi i LSI, Klajdi Bodlli ka shpërndarë një video, në të cilën thuhet se LSI do të ripërtërihet sërish.

Kjo video e shpërndarë në rrjetet sociale, duket se është dhe përgjigjja zyrtare e LSI për humbjen e thellë në zgjedhjet e së dielës.

Kujtojmë se kjo forcë politike ka dalë nga zgjedhjet e 25 prillit me vetëm 4 mandate krahasuar me 22 që kishte në 2017.

Sikurse shprehet në video, thuhet se LSI do të ripërtërihet sërish nga hiri i saj, si zogu mitik Feniks.

Për më shumë informacione, lajme të përzgjedhura foto dhe video interesante, ju ftojmë të na ndiqni edhe në faqen zyrtare të meganews.al në Instagram, një tjetër mënyrë për të qenë në kontakt me gjithësecilin prej jush. Instagram: @meganews.al

.




Share:

Author: rda

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *