Humbja në zgjedhje, paralajmërohet shkarkimi i menjëhershëm i…


Taulant Balla ka paralajmeruar se pas numërimit te votave mazhoranca do t’ia bëjë gati letrat e pensionit presidentit.

Balla deklaron se askush s’ka pritur që kreu i shtetit të mbajë fjalën për dorëheqjen pas zgjedhjeve të 25 prillit.

Përmes një postimi në “Twitter” numri dy i PS, Balla thekson se me “Baba Dridhe Liken” çuditen vetëm ata që s’e kuptojnë akoma që i ka lëshuar pëllumbat përfundimisht!

POSTIMI I PLOTË I TAULANT BALLËS

Me Baba Dridhe Liken çuditen vetëm ata që s’e kuptojnë akoma që i ka lëshuar pëllumbat përfundimisht! Askush s’ka pritur të mbajë fjalën për dorëheqje! Po ja të mbarojë procesi i numërimit dhe t’ia bëjmë gati letrat e pensionit, të pijë raki me çifteli me Saliun ke azili Lalzit!

what

REAGIMI I ZËDHËNËSIT TË PRESIDENCËS 

Pas reagimit të Sekretarit të Përgjithshëm të PS, Taulant Balla, i cili tha se mazhoranca do t’ia bëjë gati letrat e pensionit presidentit pas numërimit të votave, është kundërpërgjigjur edhe zëdhëndësi Tedi Blushi.

Nëpërmjet një postimi në rrjete sociale zëdhëndësi i Presidentit Meta i drejtohet Ballës se do të marrë përgjigjen e merituar.

“Tao Tao AFROHU AFROHU! Se do ta marrësh përgjigjen ti dhe të gjithë armiqtë e Shqipërisë!”- shkruan Blushi.


Share:

Author: rda

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *