Humbje e madhe për vendin tonë/ Ndahet nga jeta Pedagogu i njohur, Baba i Mjekut në QSUT (Foto) –

Tjetër lajmi hidhur ditën e sotme. Është ndarë nga jeta në moshën 93-vjeçare pas një sëmundje të rëndë, pedagogu dhe profesori i gjeneratave të tëra të studentëve të mjekësisë Sami Vargu.

Sami Vargu është edhe babai i mjekut kardiolog pranë Shërbimi i Urgjencës së Sëmundjeve të brendshme në QSUT, Petrit Vargu.

I lindur në Dibër, më 15 shkurt 1928, Sami Vargu ka punuar si drejtues në rrethin e Dibrës në vitet 1946 – 1961 dhe më pas në rrethin e Durrësit në vitet 1961 – 1969.

Gjithashtu Vargu ka qenë pedagog në fakultetin e Mjekësisë në Universitetin e Tiranës në vitet 1969 – 1990 dhe studentët dhe mjekët e kujtojnë me shumë respekt për punën e tij të pastër dhe të ndërgjegjshme.

Ceremonia mortore do të mbahet sot në orën 17:00 në Tiranë.

Share:

Author: rda

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *