Gazetari Artan Hoxha përmes një postimi në facebook, ka postuar një video të eskortës së kryeministrit Rama duke kaluar në Lungomaren e Vlorës. Me sa duket gazetari është dhe vetë personi i cili ka filmuar kryeministrin dhe eskortën e tij të madhe, pasi në mbishkrimin e videos i drejtohet numrit një të qeverisë duke i thënë se edhe në Vlorë nuk iu nda ajo shprehja ‘Rama Ik’, pavarësisht se hyri në histori me fitoren e mandatit të tretë.

Postimi i plotë: Ja mandatin e trete e more. Hyre në histori, qe aq shume e deshe… Shetit në Lungomare me nje taborr “asqere”, si pasha i madh… Po edhe pse je në Vlore, ajo thirrja “Rama ik”, nuk tu nda dhe nuk tu nda nga mbrapa…

Kryeministri Rama, sot në mesdite me fuoristraden e tij, prodhim amerikan, Lincoln, i shoqeruar nga eskorta e gjate, në Lungomare…


Leave A Reply

Please enter your comment!
Please enter your name here