I biri e ka ditëlindjen në të njejtën ditë me të dhe gazetari Endi Tufa zgjodhi fjalët më të bukura për ta uruar

0
34

This post has already been read 17 times!

Nuk ndodh shpesh që në ditën e lindjes të mamir ose babit të vijë në jetë, si dhurata më e shtrenjtë, vogëlushi ose vogëlushja e familjes. Për gazetarin Endi Tufa, data 20 shtator 2013 u festua dyfish.

Për shumë vite, Tufa ishte i vetmi protagonist i datëlindjes së tij, deri sa në jetë erdhi i vogli Aiden. Që nga ajo kohë, siç thekson edhe vetë gazetari, vogëlushi ka vjedhur gjithë vëmendjen nga babi, duke bërë kështu që urimet për ditën e lindjes t’i drejtohen vetëm atij. “Në këtë ditë të veçantë, dua të falenderoh Zotin dhe ty Griselda Tufa sërish, që më keni bërë prej 7 vitesh dhuratën më të rrallë dhe më të shtrenjtë, Aidenin. Djalin më të bukur dhe më të mirë në botë.

Babi të ka jetën e vetë dhe forcën për të bërë çdo gjë dhe për të ecur përpara, edhe pse më ‘vodhe’ ditën e lindjes, se tani nuk kujtohet më njeri për mua. Të uroj edhe 100 zemra ime dhe sa më shumë fat në jetë”, ka shkruar Endi, teksa ka ndarë dy foto nën shoqërinë e dy të shtrenjtëve të tij, Griseldës dhe Aidenit. Një urim ‘shumëzuar për dy’ shkon edhe nga redaksia jonë për djemtë e datëlindjes!

/RDA News

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here