I dashuri i çon 4 burra në shtëpi që të bënte s.eks, shqiptarja rrëfen t.merrin: Më detyroi të kërkoja…

0
20




Një vajzë nga Shqipëria e cila bashkëjeton me një kosovar, ka perfunduar ne komisariat pasi i dashuri ka tentuar ta shfrytëzojë për p.rostitucion. E reja ka mundur të ‘shpëtojë’ duke bërë denoncim në Policinë e Kosovës, për partnerin e saj, që sipas kallëzimit, i ka çuar në banesë katër meshkuj të tjerë, që të kryente marrëdhënie s.eksuale në këmbim të parave.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, kjo situatë ka ndodhur të dielën rreth orës 16:00, në Fushë Kosovë.

Siç thuhet në raport, vajza ka deklaruar gjithashtu se i dyshuari i ka marrë asaj florinjtë me vlerë 1400 euro dhe 2000 euro para të gatshme, se e ka sulmuar fizikisht disa herë dhe e kishte detyruar të kërkon lëmoshë.

“Viktima femër – shtetase e Shqipërisë ka raportuar se i dyshuari mashkull me të cilin bashkëjeton në banesë i kishte dërguar katër persona tjerë që të kryente marrëdhënie intime në këmbim të parave, viktima kishte kundërshtuar dhe ishte larguar nga banesa. Po ashtu viktima ka deklaruar se i dyshuari i kishte marrë një sasi të arit me vlerë prej 1400 euro dhe 2000 euro para të gatshme, se e ka sulmuar fizikisht disa herë dhe e kishte detyruar të kërkon lëmoshë. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori. Rasti nën hetime”, thuhet në raportin e policisë, transmeton gazeta kosovare Telegrafi.





LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here