I dashuri i Dua Lipës është aq i fiksuar me Shqipërinë sa e sheh dhe në ëndrra! Çfarë po “kurdis” çifti?



Që Dua Lipa është shumë e lidhur me vendin e origjinës ajo dihet tashmë pasi i ka dhënë të gjitha provat, duke u kthyer padyshim në një nga “amasadoret” më të mira të kulturës shqiptare. Dhe duket se këtë dashuri e ka kultivuar edhe te i dashurit i saj, modeli Anwar Hadid. Ky i fundit vizitoi Kosovën dy vite më parë kur u mbajt “Sunny Hill Festival”. Ai na ka treguar në rrjetet sociale se i pëlqejnë gatimet tradicionale shqiptare dhe po ashtu tashmë mes miqve të tij ka edhe shumë shqiptarë. Madje, madje, Anwar ka veshur edhe bluzë me shqiponjën dykrenare. Por, e kishit menduar ndonjëherë si ai sheh ëndrra me Shqipërinë?

Dua Lipa ka publikuar në Instastory një foto që po bën xhiron e rrjetit, ku shihet Anwar që fle me qenin e tyre, Dexter. Këtë foto ajo ka zgjedhur ta ilustrojë me dy emoji si për të treguar se për çfarë po ëndërrojnë. E teksa në mendjen e Dexter duket të jetë ushqimi, në mendimet e Anwar ka vendosur flamurin shqiptar. Nuk dihet se çfarë fshihet pas kësaj, por mund të jetë një metaforë e një surprize që çifti po mendon për vendin tonë.

Paraprakisht, dyshimet lidhen me “Sunny Hil Festival”, për të cilin artistja njoftoi pak ditë më parë se do organizohet në një vend më të madh dhe se do rinis sërish por pa treguar se kur. Për më tepër, prindërit e saj u shfaqën krah kryebashkiakut Erion Veliaj duke na lënë të mendojmë se festivali do mbahet edhe në vendin tonë.

/News31

.




Share:

Author: rda

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *