Paraqiti pasaportë të dyshuar si të falsifikuar në kufi, arrestohet në flagrancë 45-vjeçari me precedent të mëparshëm penal në fushën e krimeve kundër jetës.

Nga shërbimet e Pikës së Kalimit Kufitar Kapshticë në bashkëpunim me specialistët për Hetimin e kri.mit Ekonomik-Financiar në DVP Korçë, është arrestuar në flagrancë shtetasi B. Ç., 45 vjeç, banues në Tiranë (i dënuar më parë për veprën penale “Vrasja me paramendim”).

Ky shtetas është paraqitur në hyrje të Pikës së Kalimit Kufitar Kapshticë, me një pasaportë në emrin e një shtetasi tjetër, e dyshuar si e falsifikuar, e cila iu sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Korçë, për veprën penale “Falsifikimi i letërnjoftimeve, pasaportave ose vizave”.

Leave A Reply

Please enter your comment!
Please enter your name here