I dergoi formular deklarimi personit te vdekur, pezullohet kreu i OFL

0
129

This post has already been read 65 times!

Pezullohet nga detyra Artan Shkëmbi, drejtor në Drejtorinë Qendrore, në departamentin e Policisë Kriminale, në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit. Artan Shkëmbi ishte kreu i Task Forcës “Forca e Ligjit”.

Urdhri për pezullimin e tij nga detyra mban firmën e drejtorit të përgjithshëm, Ardi Veliut. Lajmi konfirmohet nga burime të sigurta të policisë. Sipas burimeve, pezullimi i tij u bë pasi i dërgoi formularin e deklarimit të pasurisë Shkëlzen Dumanit, person i cili rezulton i vr.arë në Siri 6 vite më parë, duke luftuar për llogari të Shtetit Islamik, ISIS.

Pak muaj më parë, Artan Shkëmbi kaloi me sukses procesin e vetting-ut në polici duke qenë i pastër në të trija kriteret e vlerësimit, atë të pasurisë, pastërtisë së figurës dhe anës profesionale.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here