Pandeli Majko nuk do të jetë në parlamentin e ardhshëm pasi nuk ka mundur që të sigurojë mandatin e tij.

I pyetur se ai është i keqardhur për largimin e tij, Edi Rama u shpreh se po, teksa shtoi se nëse nuk do të kishte aq shumë njerëz që votuan gabim duke mos njohur mirë fletën e votimit, Majko nuk do të kishte humbur.

“Natyrisht që më vjen shumë keq dhe kjo është keqardhje e madhe e gjithë votave të pavlefshme,sepse nëse aq shumë njerëz nuk do kishin votuar gabim, do kishim marrë mandatet e plota”.

Kujtojmë se Majko është deputeti i cili në një formë i doli kundër Edi Ramës për shembjen e Teatrit, teksa në listë, Rama e renditi në zonën e rrezikut. /Shkodra News

Edi Rama i bën propozimin e papritur Blendi Fevziut për t’iu bashkuar politikës, por me një kusht

Gazetari Blendi Fevziu e ka pyetur kryeministrin Edi Rama se çfarë nënkupton kur thotë se është i gatshëm të bashkëpunojë me opozitën.

Rama tha se ai nuk ka kufij dhe se bashkëpunimin e ka vetëm për Partinë Demokratike. I pyetur se nëse do të bashkëqeverisje me Lulzim Bashën, Rama tha se nuk do t’i kthejë përgjigje pasi nuk është Fevziu kreu i PD.

Ai i tha se kur të jetë Fevziu në krye të PD, atëherë do të flasë.

Rama shkoi më tej kur  i tha se e ka seriozisht mendimin që Fevziu të kandidojë që të bëhet ai kryetari i PD. /Shkodra News

Rama vë bastin e fortë, jep deklaratën e bujshme para gazetareve: Shënojeni…

Ndërsa ka fituar mandatin e tretë, Edi Rama nuk e ka kursyer një bast të ri, teksa para gazetarëve në Opinion ka deklaruar se jo vetëm që do të fitojnë mandatin e katërt, por do të marrin edhe më shumë vota.

Ai u tha gazetarëve se PS është një makineri fitoreje dhe PD gjithmonë do të dalë e dyta, teksa tha se në zgjedhjet e ardhshme PS do të fitojë mbi 850 mijë vota.

Sipas Ramës PD është një parti pa strukturë, ndërsa tha se partia bëhet me shkencë dhe nuk bëhet me parashikime. /Shkodra News

Gazetarja kap mat Ramën: E pranoj, ishte shkelje, e pajustifikueshme, nuk e kuptova pse ndodhi ashtu

I vënë përballë pyetjes së përse ditën e Martë pati një grumbullim aq të madh në sheshit Skëndërbej për të festuar fitoren e PD, Edi Rama u shpreh se e pranon që ka qene një gabim duke thënë se nuk e dinte që do mblidheshin aq shumë njerëz.

“Mbrapa kam bërë një komunikim me organizatorët se nuk e kuptova pse nuk u bë me karrige, por në atë kohë s’mund të largohesha, se më shkoj edhe kjo në mendje, por do ishte shumë ta bëjë.

Kemi bërë gabim, nuk po justifikohem, por më thanë si do jetë formati dhe i thash si herët e tjera, por kur i pash aty nuk e kuptova menjëherë, kërkoj ndjesë publike. Nuk jam në dijeni nëse policia ka vënë një gjobë për ne”. /Shkodra News

Rama vë me shpatulla pas muri Fevziun: Mua ma tha Aleksandër Frangaj, nxire, thuaji, ai s’po fle, ore nxire

Kryeministri Edi Rama në intervistën e tij të parë pas fitores së mandatit të tretë, ndodhet këtë mbrëmje në studion e Opinion. Ndërkohë Blendi Fevziu i ka drejtuar të paktën dy herë pyetjen se a janë paguar këto vota që ka marrë PS apo jo.

Rama e ka mohuar teksa ka thënë se fitoren e PS e kanë pasqyruar edhe disa sondazhe, jo exitpolle, por sondazhe.

Rama i ka thënë se Fevziut se një sondazh të tillë e ka bërë edhe TV Klan por nuk është transmetuar, duke thënë me batutë se ndoshta nuk i ka lënë Lulzim Basha ta publikojnë.

Fezviu nuk e ka pranuar që është bërë sondazh, ndërkohë që Rama i tha se këtë ia ka pohuar pronari i TV Klan, Aleksandër Frangaj, teksa më pas i ka kërkuar që ta publikojë këtë sondazh ku del që zgjedhjet i fiton PS, sipas opinion të publikut.

“E ka Sandri në kasafortë”, i përgjigjet me humor Fevziu.

“Thuaj Sandrit, kërkoja, se ai nuk po fle. Nxire mo këtu tani sondazhi, pse nuk e nxjerr”, i përgjigjet Rama. /Shkodra News


Leave A Reply

Please enter your comment!
Please enter your name here