I gjetën miliarda lekë në shtëpi, mjeku flet në gjyq: Kam pasur të ardhura shumë të mira nga…

0
24










Pas kontrolleve në shtëpi, mjekut Edvin Prifti iu zbuluan rreth 200 mijë euro dhe 130 milionë lekë. Ndërsa në zyrë janë gjetur 50 mijë euro si dhe 30 milionë lekë.

Por në seancën gjyqësore ku pritet të njihet me vendimin e gjykatës, nëse do të pranohet apo jo kërkesa e Prokurorisë për ta burgosur mjekun, ai ka deklaruar se nuk ka fshehur asgjë.

“Ngrita besimin, duke drejtuar kardio-kirurgjinë. S’kam fshehur asnjë gjë, punoj në spital privat dhe në shtet. Kam pasur të ardhura shumë të mira në Itali. Kam mbaruar me medalje ari në Itali, specializim në Siena dhe La Sapienca diplomimin si specialist në kardiokirurgji, punova në San Kamilo, doktoraturë La Sapienca. U befasova nga Prokuroria që kërkoi burg, kam operuar mijëra shqiptar”, tha ai.










LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here