Pak më parë këngëtarja e njohur shqiptare, Fjolla Morina u arrestua në Prishtinë. Ndërkohë, tashmë janë publikuar pamjet ku këngëtarja pikaset në lokalin e saj në lagjen Emshir të kryeqytetit, ku edhe arrestohet pak çaste më pas. Kujtojmë se këngëtarja ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpoli, pasi mbi të rëndon akuza për trafikim të armëve dhe municionit në Shqipëri. Kjo vjen si pasojë e një arrestimit të saj vitin e kaluar në pikën kufitare Kosovë-Shqipëri, ku ajo u kap me dy revole në automjetin e saj, shoqëruar nga dy bashkëudhëtarë meshkuj.





Leave A Reply

Please enter your comment!
Please enter your name here