Categories: Uncategorized

I kthehet nusja e djalit nga Siria bashke me femijet, vjehrri: Vetëm një nga tre fëmijët është i djalit tim, të tjerëve t’iu gjejë…

Ditën e djeshme u njoftua se disa shqiptarë do të kthehen nga kampet e Sirisë. Bëhet me dije se mes personave që do të riatdhesohen është edhe Floresha Rasha bashkë me tre fëmijët e saj. Megjithatë duket se rikthimi i saj nuk është pritur dhe aq mirë nga vjehrri, Shaban Rasha.

Babai i burrit të Floreshës, i cili është vrárë në Siri shprehet se nuk i njeh fëmijët e saj, pasi janë nga martesa e dytë që ajo ka pasur. Vetëm një prej fëmijëve që do të kthehet është Amari, djali i Diamantit. Rasha thotë për Faxnews se me nipin e tij nuk ka folur prej shumë vitesh, pasi vetë Floresha nuk e lejonte.

Ai ka thënë:

Unë jetoj vetëm, djali i madh është vrárë në Siri, vajza e djalit të vogël me gjithë djalin, por këto janë vrárë në periudhën që luftonin me Basha Al Asad, jo me këta térroristët.

Prandaj nuk ka asnjë lloj procedure. Ardhja e tyre mua nuk më intereson fare vetëm e djalit, e djalit të djalit, nusja ka shkëputur kurorë dhe ka lidhur kurorë me dikë tjetër dhe te unë i është mbyllur dera, po ata nuk do vijnë këtu do shkojnë në kapmin e rehabilitimit, që kur ka vdékur djali që në 26 dhjetor 2016.

Dy vajzat (Emel dhe Hatixhe) nuk janë të djalit, Diamantit, Amari është i Diamantit. Ajo le të gjejë burrin dhe t’u jap mbiemrin. Më kanë marrë në telefon, prej 7 vjetësh nuk kam pasur asnjë kontakt.

Nuk e ka lejuar ajo që të më marrë nipi, kam qenë një vjehërr i sjellshëm, me kulturë, madje të kishit njohur gruan time, ajo iku dhe na tradhtoi si të ishim ca injorant jo si të ishim të dy me shkollë, ajo farmaciste unë mësues. I thashë m’i lë mua fëmijët dhe nuk donte, se kujtonte se ty është dasmë, fushë me lule të vinin unazat në vesh.

rdadmin

Recent Posts

Surprizë/ Almeda Abazi dhe Tolgahan do të bëhen prindër për herë të dytë

Almeda Abazi është komentuar gjithmonë për thjeshtësinë e saj, jo vetëm në mediat shqiptare, por…

2 days ago

“Ndërsa shtrëngoja fëmijën tim të parë, humba të dytin”/ Meghan Markle zbulon çfarë i ndodhi në korrik

Dukesha e Sussex, Meghan Markle ka zbuluar se ka humbur një foshnjë në muajin korrik.…

2 days ago

Humbi dy vëllezërit nga Covid-19, pedagogu: Nuk prisnim që kolla t’i merrte jetën, u bllokua informacioni!

Afrim Osmani është pedagogu shqiptar, i cili humbi brenda pak orësh dy vëllezërit e tij.…

2 days ago

“Oj lavire, kam me…”/ Djali i deputetit shqiptar që kërcënonte të dashurën e të atit, merr postin e rëndësishëm

Flakron Shala, djali i deputetit Haxhi Shala, i cili është emëruar Konsull i Përgjithshëm në…

2 days ago

I prekur nga Covid-19, trajneri i Kukësit dërgohet me urgjencë në Turqi

Trajneri i Kukësit, Skënder Gega është dërguar me urgjencë në Turqi për kurim të specializuar…

2 days ago

Nuk ndalet koronavirusi, humb jetën një tjetër mjek

DIBER Një tjetër mjek nuk ka mundur ta fitojë betejën me COVID-19. Ka ndërruar jetë…

2 days ago