Eshte dhënë ditën e sotme vendimi për Olger Mustafa, alias “Geri Muçi”, i konsideruar si i “forti” i Korçës.

Ai do të qëndrojë 25 vite pas hekurave, pasi u shpall sot fajtor se i ka marrë jetën të riut nga Pogradeci, Altin Balliu.

Por familjarët e pogradecarit akuzojnë prokurorin Edmond Shytko, se nuk e ka ngritur siç duhet akuzen dhe se tani ka ikur në Amerikë.

Sipas tyre ai nuk e ka marrë parasysh faktin që autori ishte në arrest shtëpie dhe nuk duhet te kishte dalë fare nga shtepia.

Si ka ndodhi ngjarja?

Ngjarja e rëndë është shënuar në 17 janar 2019, ku Mustafa e ka qël luar plot 5 herë.

Ngjarja e rende erdhi në një moment kur një grup djemsh ishin mbledhur në një lokal për të festuar Vitin e Ri në qytetin e Korçës. Mosmarreveshjet kane nisur në rrethana banale, për dritat e makinës dhe më pas sheri ka filluar fizikisht, ku në mënyrë sistematike ka qënë Olger Mustafa që ka su lmuar tre herë me rradhë grupin e djemve.

Leave A Reply

Please enter your comment!
Please enter your name here