I mori jetën pronarit të lokalit në Lushnje, pas kësaj Shani telefonoi gruan…

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në fshatin Fier i Ri në Lushnje.

Rako Qorrit, pronari i një lokali humbi jetën pasi u qel lua nga Sofokli Shani.

Ky i fundit pak pas ngjarjes i ka rrëfyer gruas në telefon se i kishte marre jeten 62-vjeçarit Rako Qorri dhe kishte plagosur djalin e tij Kejdi Qorrin. Më pas ai ka pritur në banesën e tij që të vinte policia, e cila bëri të mundur edhe arrestimin e tij.

Po ashtu mësohet se Shani ka qenë 15 vite i dënuar para viteve 90 pasi i kishte marre jeten shokut te tij me thikë. Ngjarja e mbrëmshme nisi pas një sherri për pije, ku autori kishte kërkuar një gotë raki.

Në këtë mënyrë kishte nisur dhe sherri mes tre personave. Fëmijët e viktimës thuhet se e d hunuan Shanin. Ky i fundit shkoi drejt banesës së tij për të marrë ar mën e për tu rikthyer në lokal, aty ku e qëlloi Rako Qorrin dhe plagosi Klejdi Qorrin. I riu ndodhet në spitalin e Traumës në Tiranë në gjendje të rëndë për jetën.

Share:

Author: rda

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *